Në puntatën e tretë të emisionit “Stand up with Ina”, zgjodha të flisja për Teatrin, ndonëse duket tejet e vështirë sot ta kontekstualizosh atë në një atmosferë humori.
Teatri për të cilin unë zgjodha të flas, është ajo dëshira që më mori përdore që në moshë të vogël, teksa lexoja Ana Frankun e mendoja si mund të vihej në skenë, për të vazhduar me përgjigjet mbi pyetjet më të zakonshme që publiku i bën aktorit mbi ndodhitë pas kuintave, më pas me autoironinë time në përpëlitjet personale që të sjell në jetën “dashurore” të qenit aktore sot e deri te teatri si besim, si fe e si varkë shpëtimi sa herë jeta më dukej aq e vështirë për t’u jetuar. Me dashuri, Ina.



