Ekstradohen nga Greqia dy të dënuar nga gjykata shqiptare

Ekstradohen nga Greqia dy të dënuar nga gjykata shqiptare

Dy persona të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe dhunë në familje janë ekstraduar nga Greqia. Ata rezultojnë të dënuar me përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Dhuna në familje”.

1. Në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi Artan Prenga, vjeç 39, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim bazuar në nenet 114/a pika 1 dhe 25 të Kodit Penal.

2.Më datë 05.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi Ajet Kariçi, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy