Një ditë para largimit nga Shqipëria, ambasadorja Glover takim me Zgurin në KQZ

Një ditë para largimit nga Shqipëria, ambasadorja Glover takim me Zgurin në KQZ

Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u takuar me kryetarin Klement Zgurin.

Ambasadorja Glover ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë edhe krerët e opozitës jashtë parlamentare, ku dje u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mësohet se Audrey Glover do të largohet nesër nga Shqipëria, ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me kreun e KQZ-së, i cili ka vënë në dukje disa shkelje gjatë procesit të 30 qershorit.

Pas dy muajsh, ODHIR pritet të publikojë raportin përfundimtar për lokalet e 2019-s, në të cilat opozita nuk mori pjesë, pas vendimit për djegien e mandateve dhe protestave të shumta që prej 16 shkurtit të këtij viti, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy