Papa Françesku i shkruan Patriarkut rus Kirill: Le të jemi paqebërës

Papa Françesku i shkruan Patriarkut rus Kirill: Le të jemi paqebërës

I dashur vëlla! Fryma e Shenjtë na transformoftë zemrat dhe na bëftë paqebërës të vërtetë, veçanërisht për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, në mënyrë që kalimi i madh i Pashkëve nga vdekja në jetën e re të Krishtit të bëhet realitet për popullin ukrainas, të etur për një agim të ri. Kjo duhet t’i japë fund errësirës së luftës.

Kështu shkruhet në letrën që Papa Françesku i dërgoi Patriarkut rus, Kirill, me rastin e Pashkëve ortodokse, të kremtuara të dielën.

Pak ditë më parë Patriarku rus Kirill, aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, u bëri thirrje mbështetësve të Rusisë që të bashkohen për të luftuar “armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Moskës”.

Kirill, kreu i kishës ortodokse ruse, kisha e të cilit ka rreth 150 milionë ndjekës, ka mbështetur vazhdimisht operacionin ushtarak në Ukrainë.

Patriarku Kirill ka bërë edhe më parë deklarata të tilla, duke mbrojtur veprimet e Moskës në Ukrainë dhe e sheh luftën si një mburojë kundër një kulture liberale perëndimore të cilën ai e konsideron dekadente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy