Vendet malore në kohën e dimërit janë më të dëshiruara për të gjithë, pasi përveç bardhësis së dëborës ofrohet edhe mundësia për të bërë ski.
Për ti ardhur në ndidhmë të gjithë personave të apasionuar për ski që të ngjiten lehtësisht në lartësit e këtyre zonave janë teleferikët.
Por sa të dobishëm që janë, po edhe aq të rrezikshme duken kur lëviz me ta.
Ajo çfarë ka ndodhur në resortin e Vorarlberg në Austri, na bën që të trembemi edhe më shumë dhe ta mendojmë dy herë nëse duhet apo jo të lëvizim me teleferikë.
Kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë mbetur të bllokuar teksa zona u godit nga stuhia “Eleanor”. Të gjithë këta pushues kanë kaluar momente paniku, pasi duke parë teleferikun që tundej nga era e fortë, askujt nuk do të kishte mundur të hipte.



