Athinë, konsulli rus gjendet i vdekur në apartament

Athinë, konsulli rus gjendet i vdekur në apartament

NJë tjetër ngjarje rëndë ka ndodhur në diplomacinë ruse. Pas vrasjes së ambasadorit në Ankara, konsulli rus në Athinë është gjetur i vdekur në banesën e tij. Policia ndërhyri në banesë pas alarmit të dhënë nga kolegët, sipas të cilëve, konsulli nuk ishte përgjigjur në telefon. 55 vjeçari Andrei Malanin u gjet i pajetë në apartamentin e tij në lagjen “Herodos Atticus”.

Mediat greke bëjnë me dije se në trupin e viktima nuk ka shenja armësh apo mjeti të mprehtë. Ai është gjetur i shtrirë në mes të banesës dhe shumë pranë ishin çelësat e apartamentit.

Do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet e vdekjes së tij. Trupi i pajetë është gjetur pak orë më parë. Mediat greke bëjnë me dije se ai është gjetur i vdekur pasditen e sotme rreth orës 17:45 minuta.

Apartamenti ndodhet në një ndërtesë pesëkatësh. Organet e hetimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy