Modifikimi i dietës ushqimore që çoi disa breza në mbipeshë

Modifikimi i dietës ushqimore që çoi disa breza në mbipeshë

Obeziteti i sotëm është çmimi që njerëzit po paguajnë për ndryshimet dietike që kanë ndodhur dekada më parë. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Tennessee në Knoxville, i cili analizoi dietat e të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë studime shëndetësore kanë identifikuar sheqerin si një nga faktorët kryesorë në epideminë e mbipeshës. Por studiuesit, megjithatë, donin të analizonin këto të dhëna pasi konsumi i sheqerit në Shtetet e Bashkuara filloi të binte rreth fundit të viteve ‘90, ndërsa nivelet e mbipeshës vijuan të rriten deri në 2010.

"Rezultatet tona sugjerojnë që zakonet e të ngrënit që u janë mësuar fëmijëve 30 ose 40 vjet më parë mund të shpjegojnë krizën e mbipeshës së të rriturve që u shfaq vite më vonë", tha bashkëautori i studimit Damian Ruck.

Pjesa më e madhe e rritjes së sheqerit para vitit 2000 vinte nga shurupi i misrit me fruktozë të lartë, i cili shpejt u bë ëmbëlsuesi kryesor në pije joalkoolike dhe një përbërës i zakonshëm në ushqimet e përpunuara pas vitit 1970. Në kulmin e konsumit të sheqerit, në vitin 1999, çdo person në Shtetet e Bashkuara konsumonte mesatarisht rreth 27 kilogram në vit dhe asimilonte më shumë se 400 kalori në ditë që vinin nga sheqernat e tepërt.

Konsumi i sheqerit në Shtetet e Bashkuara ka filluar që të bjerë që nga viti 2000.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy