Xhorxh Soros organizon rezistencën anti Tramp.
Miliarderi filantrop amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë mbështetur fushatën e Klintonit me miliona dollarë, janë mbledhur në një takim treditor me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth rrugëve që do të ndiqen për të “luftuar” presidentin e zgjedhur.
Takimi është sponsorizuar nga klubi i financuesve Aleanca Demokratike dhe përfshin pjesëmarrjen e disa emrave të njohur në politikë si Nancy Pelosi dhe senatorja Elizabeth Warren.



