Arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, falsifikoi dokumentet dhe përvetësoi tokën me vlerë 2.5 milion euro

Arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, falsifikoi dokumentet dhe përvetësoi tokën me vlerë 2.5 milion euro

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Robert Koçi, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Policia e Vlorës në bazë të këtij procedimi ka bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 2.5 milion euro.

Për këto vepra penale, shtetasit Robert Koçi, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy