Policia shton masat në dogana/ Ja sa shqiptarë kanë hyrë dhe dalë për festat (VIDEO)

Policia shton masat në dogana/ Ja sa shqiptarë kanë hyrë dhe dalë për festat (VIDEO)

Me rastin e festave të fundvitit ardhja e emigrantëve ka shtuar edhe fluksin në pikat kufitare. Kjo ka bërë që policia në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin të angazhojë maksimalisht masa shtesë për të përballuar fluksin e hyrje-daljeve.

Në këtë kuadër janë marrë masa  në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku  janë shtuar sportelet në hyrje  dhe në dalje, me qëllim , krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor , të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajshme, duke eleminuar radhët e gjata.

Policia e Kufirit dhe Migracionit thotë se prej datës 24.12.2017 deri më datën 31.12.2017   nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks të shtuar  në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:

Kanë hyrë  241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj,  si dhe  67 971 mjete.

Kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe  kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981   turistë të huaj  nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, me qëllim që punonjësit e Policisë tju shërbejnë me kulturë dhe në kohë reale qytetarëve që  qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dhe afishuar numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90 për të denoncuar çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë.

Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Po bashkëpunohet  dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për  çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga flkuksi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme si rezultat i bashkëpunimit mjaft efikas të Policisë Kufitare me Policinë Italiane është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy