Olivia Chow, një qytetare kinezo-kanadeze u bë kryebashkiakja e re e Torontos, qytetit më të madh të Kanadasë, duke premtuar një politikë më të majtë pas më shumë se një dekade sundimi nga konservatorët. Ajo që do të jetë gruaja e tretë që do të mbajë këtë pozicion dhe ka premtuar se do të taksojë më shumë pronarët më të pasur dhe do të mbështesë qiramarrësit, në një megalopol ku kriza e banesave është shumë e theksuar. Në fjalimin e saj Olivia Chow, këmbënguli për mandatin e ndryshimit për të cilin banorët e zgjodhën. " Nëse keni dyshuar ndonjëherë se çfarë është e mundur të bëjmë së bashku, nëse keni vënë në dyshim besimin tuaj në një të ardhme më të mirë dhe çfarë mund të bëjmë për njëri-tjetrin, ju keni përgjigjen tuaj sonte", u tha ajo mbështetësve të saj menjëherë pas shpalljes së fitores së saj.



