Një 21-vjeçare dhe 41-vjeçare lehonë vdesin nga Covid-19 në Kosovë

Një 21-vjeçare dhe 41-vjeçare lehonë vdesin nga Covid-19 në Kosovë

Një paciente 41-vjeçare lehonë e konfirmuar me koronavirus ka vdekur sot në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Poashtu, rreth orës 6:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese.”, ka shkruar Qyqalla.

E ndjera kishte lindur fëmiun më 17 mars në sallën emergjente dhe gjendja e foshnjes është e rëndë. Foshnja ka lindur 31 javë e katër ditë me peshë 1665 gramë  dhe tani është në ventilim mekanik.

Ndërkaq është bërë e ditur se sot ka vdekur poashtu edhe një 21-vjeçare e infektuar nga COVID-19.

“Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte”, ka thënë zëdhënsja e QKUK.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se që nga dje janë regjistruar 10 raste të vdekjes dhe 705 raste të reja me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftim

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy