
Pas 39 vitesh, Kuba pezullon fluturimet për në Argjentinë. Vendimi i linjës ajrore shtetërore ‘Cubana de Aviacion’ është bërë i ditur nga Ministria e Marrëdhënieve me Jashtë e Kubës, e motivuar nga pamundësia për të marrë karburant në vend.
Sipas transportuesit kubanez, furnizuesit e karburantit në Argjentinë papritmas refuzuan të ofrojnë shërbime për fluturimet e saj të autorizuara në vend, gjë që detyroi anulimin e operacioneve.
‘Cubana de Aviacion’ thotë se ka marrë njoftim në mars nga kompania argjentinase e naftës Ypf se nuk do të ketë më furnizime me karburant për shkak të embargos së vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Kubës.
“Kompania ‘Cubana de Aviacion’ ka kërkuar alternativa të ndryshme që të mbajë udhëtimet e planifikuara dhe të autorizuara nga Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil të Argjentinës dhe të mos prekë pasagjerët, nëpërmjet përcaktimit të kontratave me linjat e tjera ajrore”, informoi kompania kubaneze, pasi Sekretariati Argjentinas i Transportit të premten e kaluar priti përfaqësuesin e ‘Cubana de Aviacion në Buenos Aires në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.



