Rasti Gjici, Daci: Veprimet e vajzës janë disa herë më të rrezikshme, duhej arrest me burg edhe për të

Rasti Gjici, Daci: Veprimet e vajzës janë disa herë më të rrezikshme, duhej arrest me burg edhe për të

Konstitucionalisti Jordan Daci thotë se njësoj si kryebashkiaku i Kukësit, edhe ndaj vajzës që shfaqet në video, duhej të jepej masa e sigurisë “arrest me burg”. Daci thotë se veprimet e saj janë po aq të rrezikshme dhe me pasoja sa të Gjicit. “Nuk ka kuptim sepse nuk ekziston një vepër penale për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në zyrat e shtetit. Ndërsa për tenderin duhet provuar sepse është ende një dyshim, por kjo duhet gjykuar nga gjykata. Përsa i përket femrës, fenomeni i përdorimit të videove është keqpërdorim, por video të tilla përdoren. Në rastin konkret është ndërhyrja në jetën personale dhe për zonjën në fjalë duhej të merrej e njëjta masë, arrest me burg. Nuk është e thënë përsa i përket tenderit, padyshim që ka një reagim jokorrekt dhe nga Gjici, por ne nuk i dimë. Përgjithësisht këto video kanë parapritje. Po aq të rrezikshme janë veprimet e zonjës dhe të Safetit. Nuk mund të ketë dhe shpërdorim detyre dhe korrupsion, gjykata duhet të vendosë. Në rastin konkret, për shkak të fenomenit, sigurisht që do ketë një trajtim penal jo të zakonshëm”, tha ai. Sipas Dacit, etika është tejkaluar në çdo lloj masë. “Në përgjithësi korrupsioni nuk kërkon patjetër të arrihet pasoja, por mund të quhet dhe kur është në tentativë. Dhe nëse nuk e lejon të çohet deri në fund, ajo sërish quhet korrupsion”, tha ai. Daci tha se pjesa më e komplikuar e hetimit mbetet ajo që ka të bëjë me veprimet e vajzës. “Kjo ngjarje pjesën më të vështirë e ka këtë pjesë. Veprimet e vajzës mund të jenë disa herë më të rrezikshme, këto lloj rastesh mund të çojnë në raste shumë të rënda se një tender, por mund të ketë raste ku vihen në rrezik interesa madhore të Shqipërisë. Ky fenomen është shumë i rrezikshëm”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy