Rikthehet shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rikthehet shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e pas orëve të mesditës kryesisht në zonën perëndimore dhe atë qendrore reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy