250 mijë euro/ Italiani mashtron biznesmenët e Vlorës dhe ia mbath

250 mijë euro/ Italiani mashtron biznesmenët e Vlorës dhe ia mbath

Ka mjaftuar një prezantim si biznesmen italian me qëllime investimi në Shqipëri në fushën e ndërtimit, që të realizojë një skemë të mirëfilltë mashtrimi ndaj disa biznesmenëve në qytetet e Vlorës dhe Durrësit.

Shtetasi italian Giuseppe Mei është duke u gjykuar në mungesë në Gjykatën e Tiranës për akzuën e “mashtrimit me pasoja të rënda”. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mei ka arritur të marrë mbi 250 mijë euro nga disa biznesmenë, duke u premtuar atyre se do të sillte nga Italia firma ndërtimi për të realizuar ngritjen e disa blloqeve shumëkatëshe të banimit në qytetet e Vlorës dhe Durrësit. Kaq ka mjaftuar që disa biznesmenë të dy qyteteve bregdetare të tregohen të pakursyer në dhënien e eurove italianit mashtrues të veshur nën petkun e biznesmenit. Por ajo që pasoi me pas ishte heshtje dhe zhdukje e italianit. 

Pas denoncimit të bërë, prokurorët shqiptarë pas letërporosive me homologët italianë mësuan se Giuseppe Mei ishte një person me precedentë penalë në fushën e mashtrimeve edhe në Itali dhe se skemën që kishte aplikuar në Shqipëri e kishte bërë edhe në disa lokalitete bregdetare të vendit fqinj. Nëse italiani Mei do të shpallet fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit me pasoja të renda”, atëherë ai rrezikon një dënim që varion nga 5 deri në 10 vite burgim.

/ Top Channel /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy