Numri i viktimave nga zjarret shkatërruese që goditën Maui, një nga ishujt e Hawait, është rritur në 67.
Duke njoftuar numrin zyrtar, guvernatori i arkipelagut Josh Green deklaroi se “pritet të ketë viktima të tjera”.
Deri më tani, kjo është fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit amerikan.
Ndërkohë qindra persona të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe numri i viktimave mund të rritet ende.
Zjarret në ishullin Maui të Hawait dhe Big Island filluan të martën në mbrëmje. Shkaku nuk dihet ende, por sapo u ndez, erërat e stuhisë dhe moti i thatë ndihmuan në përhapjen e flakëve.



