Zhabina: Pritet nisja e hetimeve nga çkodimi i Matrix, lajmet për kërcënimet ndaj gjyqtarëve do shtohen (VIDEO)

Zhabina: Pritet nisja e hetimeve nga çkodimi i Matrix, lajmet për kërcënimet ndaj gjyqtarëve do shtohen (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se  gjyqtarja Irena Gjoka është kërcënuar nga një grup i strukturuar kriminal. 

 

Duke vijuar Zhabina tha s emagjistratët e GJKKO dhe SPAK ndodhet në një provë zjarri për shkak se së shpejti pritet dhe çkodimi i Matrix që do sjellë një sërë hetimesh të tjera që do i ekspozojë më shumë ata.

 

Sipas Zhabinës, krerët e grupeve kriminale kryesore ndodhen në Shqipëri dhe kjo e bën më të thjeshtë kërcënimin e prokurorëre dhe gjyqtarëve.

 

Gjyqtarja Irena Gjoka është kërcënuar nga një grup i strukturuar kriminal. 

 

Është kërcënuar për shkak të dosjeve që ka shqyrtuar dhe po shqyrton. 

 

Pati dyshime se mund të ketë falsifikuar formularin e vetëdeklarimit, akuzohej se ka fshehur një dëbim nga Greqia në 2003, por hetimi u pushua nga prokuroria.

 

Magjistratët e SPAK dhe GJKKO në këtë vend janë objektiv i kërcënimeve për shkak të dosjeve që shqyrtojnë.

 

Periudhë zjarri për këto struktura se bashkë me Sky po vjen çkodimi i një platforme tjetër, Matrix. Me çkodimin e kësaj platforme, partnerët kanë kërkuar që të shtohen masat e sigurisë nëse do ndiqen hetime që vijnë si pasojë e çkodimit të kësaj platforme. 

 

Lajmet për kërcënim të magjistratëve do të jenë më të shpeshta.

 

Bosët kryesorë të krimit të organizuar që janë në kërkim janë në Shqipëri. Shqipëria është vendi më i sigurtë për të qëndruar. Dhe ata që kanë qenë në Dubai janë larguar nga ai vend për shkak të pasigurive. Duke pasur parasysh që ndodhen në Shqipëri, e kanë dhe më të thjeshtë të kërcënojnë gjyqtarët apo prokurorët. Strukturat e tyre kriminale janë të ngritura. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy