
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Neritan Ceka tha se projekti për menaxhimin e Butrintit nuk ka bazë pasi fitimet janë rritur me sistemin aktual. Ceka theksoi se marrëveshja për Butrinin është në të vërtetë një koncesion.
Kjo është marrëveshje për koncesion. Qeveria dhe ministria nuk kanë guximin të vijnë këtu se nuk kanë njerëz. Kanë mbledhur njerëz që nuk marrin vesh nga zanati. Atje ku ka qenë Apollon Baçe, Aleksandër Meksi, Emin Riza, dhe profesorë të tjerë, këta nuk kanë më asnjë profesor, asnjë doktor shkencash. Prandaj vijmë ne për të shqyrtuar një gjë që duhet ta mbronte vetë ministria. Këta nuk kanë njerëz. Mendimi që paraqet ligji është vetëm një drejtim: na duhen më shumë fitime nga Butrinti. Çuditërisht, ky djalë që është emëruar atje, në vend që të vidhte, i ka çuar paratë në vend. Fitimet janë rritur me sistemin që kemi.



