Si u lirua nga burgu Lulzim Caka/ “I forti” i Beratit sot me azil politik në Greqi, u favorizua me orë pune (VIDEO)

Si u lirua nga burgu Lulzim Caka/ “I forti” i Beratit sot me azil politik në Greqi, u favorizua me orë pune (VIDEO)

Lirimi një muaj përpara se të përfundonte dënimin me burg prej 25 vitesh dhënë nga drejtësia shqiptare për Lulzim Cakën i njohur edhe si "i forti" i Beratit, çoi në burg ish- drejtorin dhe kartelistin e IEVP Lushnje.

FactCheck zbardh skemën pasi mundur të sigurojë materiale nga dosja hetimore se si me profesione fiktive në periudhën dhjetor-korrik 2015 ai mundi të ulë dënimin edhe pse s’kishte punuar asnjë ditë.

Ndërsa rezulton se Caka ka qenë me katër zanate si saldatorët, sanitar, hidraulik dhe mirëmbajtës kaldaje në burg.

Në dokumente thuhet se Caka i njohur edhe me emrin Xhan Franko duke punuar në burg si hidraulik, mirëmbajtës kaldaje, saldator dhe sanitar për sjellje të mirë ka përfituar ulje të dënimit.

E pikërisht kjo skemë çoi në pranga ish drejtorin e burgut të Kosovës, shtetasin Judmir Shurdi dhe Llazar Mino të cilët sot janë marrë të pandehur nga prokuroria e Elbasanit dhe ndodhen në gjyq.

Sipas hetimeve të prokurorisë ish kartelisti i burgut Llazar Mino dhe ish drejtori Shurdi kanë firmosur në dosjen e Cakës shënimet se ai ka kryer punë me kodet 100%, 3.9 dhe 90 por pa specifikuar punën konkrete orën dhe datën.

Hetimet kanë zbuluar se në periudhën dhjetor 2014-korrik 2015 edhe përse Caka s’ka qenë i punësuar ka përfituar ulje dënimi, në të vërtet sipas dosjes ai kërkesën për tu punësuar në burg e ka depozituar në më 27 korrik 2015.

Më 19 nëntor 2014 Caka transferohet nga burgu i Lezhës me shkresë të drejtorit të përgjithshëm për tu vendosur në Lushnje, pasi nga 25 vite dënim atij i kishin mbetur pa shlyer edhe 5 vite e 9 muaj dhe 20 ditë burg.

Në gusht të 2015 Caka bën një kërkese për punësim në IEVP Kosovë dhe aty pasi shqyrtohet kjo kërkesë ai punësohet si sanitar.

Këtë punë në burg ai e ka ushtruar prej 3.8.2015 deri më 27.9.2019 datë në të cilën edhe është liruar nga qelia për shlyerje të dënimit.

Në periudhat dhjetor 2014-korrik 2015 Caka me orët fiktive punëve të kryera në burg ka përfituar 31.2 ditë ulje dënimi thotë prokuroria.

Një tjetër shkelje e gjetur nga prokuroria është edhe fakti se Judmir Shurdhi i cili ka firmosur për ditët e punës së Lulzim Cakës në periudhën 2014-2015 asokohe s’ka qenë drejtor dhe është emëruar në këtë post më 15 Janar 2018, afërsisht 3 vite më vonë.

Pas arrestimit Mino e Shurdhi u liruan nga gjykata dhe përballen me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga personi që ka për detyrë ti lëshojë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës u dënua me 25 vite burg, por në vitin 2019 ai fitoi lirinë.

Ai ishte dënuar në dhjetor të vitit 2012, kur Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Fierit. Ngjarja për të cilën u dënua, ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, kur Caka u ka bërë rezistencë forcave të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy