Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, deputeti socialist Tërmet Peçi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Ai ka qëndruar për afro një orë e gjysmë në organin e akuzës, ndërsa në dalje nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se Peçi ka shkuar i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, pa praninë e ndonjë avokati.
Paraqitja e tij në SPAK vjen pas denoncimeve publike, mediatike dhe nga Partia Demokratike per shpërdorimin e fondeve të IPARD.
Bëhet fjalë për fondet e Bashkimit Europian, të dedikuara për bujqësinë dhe agroturizmin.
Dyshohet se këto fonde janë shpërdoruar nga ish-kryebashkiaku socialist Tërmet Peçi dhe të afërmit e tij.



