Mbyllja e postave në veri, SHBA: Të shqetësuar, vendimet e pakoordinuara

Mbyllja e postave në veri, SHBA: Të shqetësuar, vendimet e pakoordinuara

Mbyllja e nëntë postave në veri të Kosovës ka shkaktuar pakënaqësi jo vetëm në Serbi, por edhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka shprehur shqetësimin për vendimet e pakoordinoruara të Qeverisë së Kosovës, teksa shprehet se këto vendime rrezikojnë mundësitë e krijuara për Kosovën me ndihmën e SHBA.

Ai këshilloi Kosovën që t’i rikthehet angazhimit konstruktiv me aleatët ndërkombëtar, teksa përmendi edhe mbështetjen që Kosova ka pasur nga SHBA në procesin e shtet ndërtimit.

Jemi të shqetësuar me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë. Do ta inkurajonim qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës dhe e kemi bërë atë të qartë, siç po e bëj tani publikisht, ia kemi bërë të qartë qeverisë edhe privatisht.

Nëse e shikoni rrëfimin që nga pavarësia e Kosovës, ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike. Por, për ta realizuar këtë vizion, që është vizion të cilin edhe ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e vazhdueshëm politikë të Kosovës në masa që forcojnë paqen dhe prosperitetin brenda ndërsa avancojmë Kosovën në këtë rrugë euro-atlantike në të cilën jeni pajtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy