Soko: Samiti i Berlinit, “pilulë antidepresive” për BP pasi i mbylli derën në 2008

Soko: Samiti i Berlinit, “pilulë antidepresive” për BP pasi i mbylli derën në 2008

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se “Samiti i Berlinit” i mbajtur këtë të hënë në Tiranë, ishte një “pilulë antidepresive” për vendet e Ballkanit. Sipas tij, Bashkimi Evropian zhvilloi Samitin e Berlinit në Tiranë dhe u ofroi një fond vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i afruar sërish pasi i mbylli derën në 2008 dhe u mor me çështjet e brendshme të unionit.

Lidhur me fondet e mëparshme që ka ofruar BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, Soko tha se Shqipëria nuk ka përfituar pasi nuk ka paraqitur projekte. Pozitive sipas tij është fakti se marrja e fondeve nga BE vitet e fundit është rritur nga 7% në 13%.

 “Aplikimet që janë bërë janë alokuuar fondet që kanë shkuar për ndërtimin e infrastrukturës, por ato janë fituar nga projekte. Serbia ka fituar shumë fonde, mori dhe grante. Në Samitin e Triestes që ishte I dedikuar për arkitekturën, të gjitha vendet e Ballkanit arritën të merrnin, Shqipëria arriti të merrte vetëm 70 milionë euro të cilat ishin për hartimin e projekteve fisibiliteti.

Pra ne nuk kishim marrë, deri në 2019 kishim marrë 7% të fondit ndërsa sot kemi marrë 13% dhe jemi përmirësuar. Kemi aplikuar për një fond për HEC-in e Komanit, ByPas e Tiranës. Pavarësisht sasisë së madhe që u vu në dispozicion Shqipëria nuk çonte projekte. Maqedonia çonte projekte, Serbia çonte. Ne kemi qenë në vend të fundit.

Kjo nismë në vetvete nuk ka një përfundim të qartë se çfarë është procesi i Berlinit. Më shumë u pa si “pilulë antidepresive” për vendet e Ballkanit Perëndimor kur u mbyll dera në 2008.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy