Gjashtë persona, katër prej të cilëve fëmijë, janë vrarë në Otava, Kanada. Mediat vendase bënë të ditur se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një burrë. Policia saktësoi se sulmi nuk ka të bëjë me dhunë në familje ose me partnerë intimë. Megjithatë, detajet janë të pakta.
"Skena është padyshim e tmerrshme," tha shefi i policisë Eric Stubbs për Korporatën Kanadeze të Transmetimeve, pa dhënë detaje se si vdiqën viktimat.
Viktimat u gjetën brenda një shtëpie në periferinë jugperëndimore të Barrhaven dhe nuk janë identifikuar.
Policia i ka gjetur trupat pas një telefonate në numrin e emergjencës pak para orës 23:00 të së mërkurës.
Kryetari i bashkisë së Otavës, Mark Sutcliffe, në një postim në rrjetet sociale, tha se ishte "një nga incidentet më tronditëse të dhunës në historinë e qytetit tonë".
Otava, e cila ka një milion banorë, pa 14 vrasje në 2023 dhe 15 në 2022.
Vrasjet masive në Kanada janë të rralla. Në dhjetor të vitit 2022, një burrë qëlloi pesë persona në një periferi të Torontos përpara se të vritej nga policia.
Në shtator të atij viti, një burrë goditi dhe vrau 11 persona në provincën perëndimore të Saskatcheëan. Ai vdiq nga një mbidozë kokaine pak pasi u arrestua nga policia.



