Kamionët nga Kosova të bllokuar në Serbi/ Rama-Vuçiçit: Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull

Kamionët nga Kosova të bllokuar në Serbi/ Rama-Vuçiçit: Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç të lejojë hyrjen në Serbi të kamionëve me mallra nga Kosova.

Përmes rrjetit social Twitter, Rama i drejtohet Vuçiçit duke i thënë të ngrejë traun për të lejuar kalimin e kamionëve, duke e bërë “rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën (ndaj koronavirusit)”.

Kamionë me mallra nga Kosova janë bllokuar prej 24 orësh në doganat serbe, dhe nuk lejohen të hyjnë.

“Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën. Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi”, i drejtohet Rama-Vuçiçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy