Vetingu në polici po zhvillohet me ritme tejet të ngadalta. Është ky përfundimi në të cilin ka dalë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Nga monitorimi, rezulton se 229 efektivë të policisë, 32 të Gardës së Republikës dhe dy zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë dhënë dorëheqjen gjatë fazës së vetëdeklarimit.



