Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre në dosjen Gërdeci, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga gjykimi i çështjes së tij në themel.
Ai tha se Gjoka është në papajtueshmëri me ligjin pasi ka vepruar në fazën paraprake të procedurës dhe në këtë rast nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues.



