Protesta kundër Hec-eve në Mirditë/ Çupi: Të gjitha firmat e falsifikuara. Tushaj: Popullsia e Kaçinarit nuk është informuar

Protesta kundër Hec-eve në Mirditë/ Çupi: Të gjitha firmat e falsifikuara. Tushaj: Popullsia e Kaçinarit nuk është informuar

Banorët e Kaçinarit janë ngritur sot në protestë kundër ndërtimit të 4 hidrocentraleve në këtë zonë. Sipas tyre këto projekte dëmtojnë rëndë mjedisin.

Lidhur me këtë një nga protestuesit Emanuel Çupi në 'MCN Informacion' u shpreh se përveçse dëmton mjedisin banorët do të vuajnë dhe mungesën e ujit për të vaditur tokat e tyre me të cilat dhe jetojnë.

Sipas tij investitorët nuk kanë zhvilluar asnjë bisedë me banorët e Kaçinarit dhe sipas tij të gjitha firmat për këtë Hec në Mirditë janë të falsifikuara.

Ne jemi kundër ndërtimit të tyre sepse ndikojnë negativisht te njerëzit që jetojnë atje sepse nëse ai uji merret, futet në tubacione do ketë pasoja për banorët aty. Ata nuk kanë me çfarë të vadisin tokat e tyre me të cilat dhe ushqehen. Investitorët nuk kanë realizuar asnjë bisedë me ne, kanë nisur të punojnë në rrugë, kanë dërguar disa mjete. Të gjitha firmat për ndërtimin e hec-it në Mirditë janë të falsifikuara.

Firma e vërtetë e banorëve është ajo që u pa atë ditë në protestë. Ne kemi ngritur një padi dhe kjo çështje është në hetim dhe për aq kohë sa është në hetim punimet nuk mund të vijojnë dhe ne do jemi përsëri nesër para bashkisë për të vijuar protestën duke kundërshtuar ndërtimin e tij. Mendoj se kjo mund të shkojë deri në ekstrem.

Ndërsa Rigerta Loku Tushaj, anëtare e këshillit bashkiak, Mirditë u shpreh se banorët janë kundra këtij ndërtimi të hidrocentralit dhe se ata nuk janë informuar nga mbledhja e këshillit bashkiak.

Ajo tha se historia e Hec-it të Kaçinarit është një enigmë e madhe, teksa theksoi se nëse nuk pranohet të gjitha kërkesat që ata kanë e vetmja zgjidhje mbetet ekstremiteti. Sipas saj Gjykata dhe Prokuroria duhet t’i japë të drejtë banorëve të Kaçinarit.

Hec-et në zonën e Kaçinarit janë një problem i gjithë Mirditës dhe Shqipërisë. Po ti marrësh ujin një territori të caktuar ti i ke marrë jetën për të jetuar. Kjo rend dite nuk u parashtrua në këshillin bashkiak dhe informimi i qytetarëve është një e drejtë thelbësore por kjo pikë erdhi jashtë rendit të ditës pa u konsultuar dhe u mor në një mënyrë flagrante dhe abuzive.

Ka pasur anëtarë të këshillit bashkiak që nuk ishin në brendësi, kur banorët e morën vesh se ky vendim u mor në mënyrë vjedhurazi janë revoltuar. Aty historia e kësaj firme është një histori enigme e madhe sepse administratorin e kishin ndërruar disa herë dhe të gjitha firmat janë të falsifikuara.

99% e Kaçinarit janë kundër ndërtimit të Hec-it por gjithmonë informacioni i marrë ka qenë i cunguar ose i munguar. Vullneti negativ për ndërtimin e hec-it është i madh. Pushteti vendor nuk ka detyrë tjetër vetëm ti respektojë nëse ata janë kundër ndërtimit të tyre dhe nëse të gjitha kërkesat tona nuk respektohen zgjidhja e vetme ngelet ekstremiteti. Shpresoj që Gjykata dhe Prokuroria t’i japë të drejtë banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy