Efektivët e repartit RENEA kanë bërë të bërë të mundur arrestimin e Danjan Ndokës, 20 vjeç, banues në Lezhë. Ky i fundit akuzohet për tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë, ngjarje e ndodhur ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku plagosi aktivistin e LSI-së, Florian Dushku.
Lajmin e bëri publik kreu i Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku, i cili dha detaje edhe rreth operacioneve të tjera.
Në momentin e ndalimit nga forcat policore, shtetasit Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.
Përveç episodit në 25 qershor, ai akuzohet edhe për disa ngjarje të tjera.
Ai është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.



