
Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Saimir Kumrija, deklaratat e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick, për të gjetur shqiptarët dhe dëbuar ata, duke i cilësuar si kriminelë, i cilëson “të papranueshme dhe dalje nga gjuha diplomatike e bashkëpunimit mes dy vendeve”.
Në një lidhje me MCN Live, Kumrija tha se në deklaratat e zyrtarëve të lartë britanikë, është vënë në dukje sikur shqiptarët janë emigrantët kriminelë dhe sjellin krimin në Angli.
Por sipas tij, diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi në Angli komuniteti shqiptar është një ndër më të vegjlit në numër.
Ardhja gjatë verës me gomone, rriti shqetësimin e legjislatorit sa i takon mirëmenaxhimit të emigrantëve të ardhur me gomne dhe kjo ka sjellë vijimin e deklaratave.
Shqiptarët nuk janë dhe nuk kanë si të jenë një ndër komunitetet apo komentet që kanë kriminalitetin më të theksuar në Angli edhe në numër janë më të pakët.
Kjo ka ardhur si shkak i viteve të fundit dhe sidomos vitit të fundit, ku shumë shqiptarë kanë ardhur dhe kjo ka krijuar një efekt viziv sikur shqiptarët janë kriminelë, ndërkohë që shqiptarët nuk janë kriminelët të rrezikshëm.
Deklarata e ministrit anglez është indinjuese dhe na vendos para një momenti reflektimi se çfarë i ka shtyrë ata në një deklaratë të tillë.
Kanë etiketuar shqiptarët si problemi i emigracionit që të kenë një përfitim elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Edhe ne jemi duke ndërmarrë masat bashkë me komunitetin për mbajtjen e një proteste si ajo që u mbajt në dhjetor.
Komuniteti është gjithmonë i gatshëm. Interesi është që të vihet në pah protesta paqësore dhe civile dhe jo luksi që mund të duan disa.
Akoma nuk ka një datë të protestës, jemi në proces vlerësimi me komunitetin. Me siguri do të jetë brenda muajit.



