
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal dhe zëvendës drejtoreshën Hava Delibashi, mbi të cilën rëndojnë të njëjtat akuza, dhe po ashtu ajo është lënë në “arrest shtëpie”.
Ndërsa për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranë, Erion Ismailin hiqet masa e sigurimit 'Ndalimi për të dalë jashtë vendit' dhe lihet në fuqi pezullimi.
Ndaj zëvendës drejtorit të pezulluar për hetimin e Krimit në policinë e Tiranës, Erion Ismaili, SPAK ka ngritur akuzat “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e grupit kriminal, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.



