Në qytetin Carmona, në provincën spanjolle të Andaluzisë, u gjet vera më e vjetër ndonjëherë. Ajo raportohet se është prodhuar rreth 2000 vjet më parë.

Vera ka ngjyrë kafe të kuqërremtë për shkak të proceseve kimike që kanë ndodhur mbi 2000 vjet dhe me shumë mundësi ka plot shije.
Vera u zbulua pranë urnës funerale në të cilën u gjetën eshtrat e djegura të një romaku. Analiza e ekspertëve nga Universiteti i Kordobës përcaktoi se bëhet fjalë për një verë vendase.

Studiuesit besojnë se zbulimi i tyre rrëzon nga froni mbajtësin aktual të rekordit për verën më të vjetër në gjendje të lëngshme, shishen e verës Speyer, e gjetur në Gjermani, e cila mendohet të jetë rreth 1700 vjet e vjetër.
Megjithatë, vjetërsia e shishes Speyer nuk është konfirmuar nga analizat kimike.




