Celulari mbush sot 45 vjeç, historia e shpikjes që ndryshoi botën

Celulari mbush sot 45 vjeç, historia e shpikjes që ndryshoi botën

Më 3 prill 1973, në Nju Jork, nga një telefon i madh thuajse sa një kuti këpucësh, u bë telefonata e parë celulare. Protagonist i këtij momenti historik, që prej 45 vitesh ka ndryshuar jetët tona, ishte inxhinieri amerikan, Martin Cooper. Aparati që ai përdori ishte një Dyna Tac, shkurtim i  Dynamic Adaptive Total Area Coverage. Aparati kishte një peshë mbi 1 kg, pa ekran, me kohë karikimi rreth 10 orë dhe autonomi operative jo më shumë se 35 minuta. Krejt i ndryshëm nga smartfonët e hollë dhe të lehtë që ne përdorim sot dhe me problemin e baterisë që nuk zgjat shumë, që edhe pas kaq vitesh mbetet një nga sfidat e kompanive teknologjike, ai u prezantua para amerikanëve.

“Ne të Motorolës ia dolëm, telefonia celulare është tashmë një realitet”, tha Martin Cooper në telefonatën e parë të realizuar pa kabllo. Kjo thirrje u bë në numrin e rivalit të tij në atë kohë, Joel Engel, studiues i Bell Labs.

Në atë kohë, celulari i ri u pa si mrekulli teknologjike që mbylli rivalitetin mes dy kompanive, i nisur që në vitin 1947. Por për masën e gjerë, kjo do të bëhej realitet 17 vjet më vonë, pas dhënies së frekuencave të para.     

Pasuesi i prototipit të prezantuar nga Cooper ishte DynaTac 8000X, i cili u shit për 3995 dollarë në atë kohë, shifër që sot ka vlerën 9322 dollarë.

Kjo shifër e bën edhe modelin më të ri të iPhone-it të duket low cost. Nga vitet ’80 e më pas, celulari nisi një ngjitje drejt suksesit. Megjithatë fillimisht rritja pati ritëm të ngadaltë, pasi u deshën 7 vite që numri i përdoruesve të arrinte në 1 milion.

Ndërsa Martin Cooper, i lindur në vitin 1928, e ruan ende pasionin për teknologjinë. Inxhineri 90-vjeçar komunikon me botën përmes profilit të tij në Tuiter @MartyMobile.   / Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy