
Gjykata e Posaçme e për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje për deputeten Monika Kryemadhi.
Në seancën e sotme GJKKO rrëzoi kërkesën e Kryemadhit për revokimin e masës së sigurisë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi: Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
Kryemadhi dhe ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.



