Lidhja Shqiptare e Prizrenit/ Buxhovi: Ishte lëvizje për mbrojtjen e territorit, jo lëvizje ideologjike-patriotike

Lidhja Shqiptare e Prizrenit/ Buxhovi: Ishte lëvizje për mbrojtjen e territorit, jo lëvizje ideologjike-patriotike

Publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, foli për rëndësinë historike dhe kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilën e cilësoi si moment themelor në procesin e formimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Megjithatë, Buxhovi solli një qasje më të veçantë mbi natyrën e kësaj Lidhjeje, duke theksuar se ajo nuk ishte, siç është shpesh perceptuar, një lëvizje me karakter ideologjik apo thjesht patriotik, por para së gjithash një reagim politik për mbrojtjen e territoreve shqiptare të kërcënuara pas Traktatit të Shën Stefanit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit filloi si një lëvizje për mbrojtjen e territoreve osmane, e cila mori rëndësi të madhe pas vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit. Kjo marrëveshje i jepte Serbisë zona si Plava dhe Gucia, por më pas ajo u anulua në Kongresin e Berlinit. Këto zhvillime ishin pikënisje për organizimin e Lidhjes, që në thelb kishte mbrojtjen e territoreve shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane.

Ai theksoi se dokumentet autentike që ka paraqitur në veprat e tij, ndonëse nuk janë pritur mirë nga qarqe të caktuara në Tiranë, tregojnë qartë se Lidhja nuk ishte një lëvizje e bazuar në ideologji kombëtare apo në patriotizëm në kuptimin e sotëm të fjalës.

Lidhja e Prizrenit nuk ka qenë një lëvizje ideologjike apo patriotike,  mbi kuptimin që ja kemi veshur asaj sot. Ka qenë një patriotizëm i vendit. i mbrojtjes së atdheut nga çdo individ, por gjithmonë në kontekstin e ruajtjes së interesave osmane. 

Sipas Buxhovit, në periudhën e parë të ekzistencës së saj, Lidhja kishte një marrëdhënie të ngushtë me Perandorinë Osmane, pasi interesat ishin të përbashkëta. 

Historiografia tregon se në fillim nuk ka pasur ndasi të mëdha midis elitës shqiptare të Lidhjes dhe autoriteteve osmane. Ato shpesh kanë vepruar në unison. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy