Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lajmëruar qytetarët se më 14 shtator rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.
“Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator. Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020”, thuhet në njoftimin e ambasadës, ku gjithashtu jepen detaje të detajuara rreth mënyrës së aplikimit.



