Samiti i Kryeministrave në Londër/ Rama: Rama: Integrimi në BE varet nga aftësitë tona

Samiti i Kryeministrave në Londër/ Rama: Rama: Integrimi në BE varet nga aftësitë tona

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Në një prononcim për mediat, shefi i qeverisë shqiptare, e cilësoi këtë samit si një erë e re në rajon, pasi secili nga ne po shqyrton mundësitë e bashkëpunimit dhe të punuarit së bashku.

Kryeministri Rama deklaroi se BERZH nuk ka qenë i rëndësishëm, por ka qenë thelbësor dhe vazhdon të jetë jo vetëm për shkak të fondeve por para së gjithash për njohuritë, për eksperiencën, për kapacitetin për të ndihmuar në ndërtimin e perspektivës dhe për të qenë në gjendje të artikulojmë në mënyrën e duhur të gjitha projektet që bazohen në nevojat tona, në mënyrë që të mos bëjmë gabime trashanike.

Ndërkohë, i pyetur për vizitën e Presidentit të KE-së Juncker dhe aspiratave të Shqipërisë për hapjen e negociatave, Rama tha se anëtarësimi do vijë më vonë dhe ky nuk ishte argument i momentit.

Para së gjithash, ne duam të hapim negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi do vijë më vonë dhe ky nuk ishte argument i momentit. Ne shpresojmë të marrim rekomandim të plotë dhe më pas vendet anëtare të hapin dritën jeshile për të nisur negociatat e anëtarësimit. Më pas do të shohim. Kjo gjë varet nga ne dhe nga aftësitë tona për të ecur më shpejt.”, theksoi Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy