Taulla: Shqetësues mos hetimi në kohë i krimeve zgjedhore dhe paraja e pistë. Ka nëpunës që bëjnë fushatë për PS!

Taulla: Shqetësues mos hetimi në kohë i krimeve zgjedhore dhe paraja e pistë. Ka nëpunës që bëjnë fushatë për PS!

Përfaqësuesi i KRIK, Dritan Taulla, në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se partitë e kanë shkelur Kodin Zgjedhor në lidhje me afatin e nisjes së fushatës. Sipas tij mbase Kodi Zgjedhor duhet të parashikojë sanksione në lidhje me shkeljen e afatit të nisjes së fushatës. Taulla po ashtu vuri në dukje se Policia dhe Prokuroria duhet të veprojnë me shpejtësi në lidhje me krimet zgjedhore. Taulla tha se një nga shqetësimet kryesore, ndikimi i parave të pista që vijnë nga krimi i organizuar.

Nuk është herë e parë, ka së paku 8-9 raunde zgjedhore ku fushata fillon shumë më para afatit zyrtar. Partitë e kanë nisur fushatën me kundërshtim çfarë thotë Kodi Zgjedhor. Afati zyrtar i fushatës është shkelur. Mbase Kodi Zgjedhor duhet të parashikojë sanksione nëse fushata nis para afatit.

Policia ka detyrimin që nëse ka hasur raste të tilla t’i hetojë në kohë. Një nga problematikat është që s’hetohet në kohë krimi zgjedhor. Policia dhe Prokuroria do duhet të veprojnë me shumë shpejtësi, në raport me rastet e tjera. Edhe vendosja para përgjegjësisë e personave përgjegjës të jetë më e shpejtë.

Është një nga shqetësimet kryesore, ndikimi i parave të pista që vijnë nga krimi i organizuar. Kjo të çon në kapje të shtetit, dështim të shtetit. Forcat politike e kanë gjetur mënyrën për të anashkaluar ligjin e dekriminalizmit, duke kandiduar persona që janë të lidhur me krimin e organizuar. Ai është një rast flagrant, që individët që administrojnë faqen e Kuvendit janë persona që vijnë nga stafi i Kuvendit.

KRIK ka dërguar 25-26 denoncime që kanë pasur të bëjnë me përdorimin e administratës publike, burimeve shtetërore. Persona me pozitë të lartë në administratë janë të angazhuar në fushatë. Në bindjen tonë ka nëpunës që po bëjnë fushatë për PS-në. Duhet që Prokuroria dhe SPAK-u të nisin hetimin kryesisht”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy