Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se Saranda dhe Ksamili po preken shumë pak nga anulimet e prenotimeve, ndryshe nga Vlora apo Durrësi.
Më tej, Çipa tha se Saranda po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga moshat e reja.
Sa i përket anulimeve dallga është shumë herë më e vogël sesa në Durrës dhe Vlorë. Për këtë ndikon që prurja më e madhe është nga Korfuzi dhe nuk janë të influencuar ose të trembur nëse në udhëtim e sipër do të ndeshen me tubime.
Saranda dhe Ksamili janë të paprekshme Ka pasur anulime, lidhet me dy fenomene. E para lidhet me kampionatin që reflekton se e kemi parë dhe në vitet e mëparshme. Por pa dyshim ka dhe anulime që lidhen me hotelerinë. Këto mund të lidhen dhe me faktin e asaj që mediat po përcjellin.
Për restorantet, Saranda ka vënë mend që para 3 viteve, me hotelerinë jemi të kujdesshëm. Hotelet ofrojnë shërbime dhe kualitet. Jemi kthyer në të logjikshëm në çmimet e hotelerisë. Saranda ka qenë e identifikuar si destinacion familjar, por ka një 3-4 vjeçar që frekuentohet nga moshat e reja. Prevalon mosha e re, por duhen orientuar në zona të parapërcaktuara për jetën e tyre të natës.



