Ka nisur faza e intervistimit me gojë të një pjese të kandidatëve që duan të jenë një nga 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe edhe si “FBI-ja” shqiptare.
Pas kualifikimit te 55 kandidateve për Byronë Kombëtare të Hetimit në testin ese, ka nisur këtë të premte intervistimi me gojë. Intervistimi do të zgjasë tetë ditë.
Kandidatët fitues, sipas kritereve të vendosura, në fazën e ardhshme do t’i nënshtrohen testit të poligrafit e më pas procesit të vetingut.
Numri i kandidatëve është 60, ndërkohë që i kandidatëve, vetëm 55. Ky numër pritet të ulet me skualifikimin në fazat që kanë ngelur, duke i hapur rrugën kështu një gare të re që do të plotësonte strukturën.
60 hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë që të kryejnë hetime penale nën varësinë e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore. Ata punojnë bashkë me prokurorin për të kryer hetime për krimin dhe korrupsionin.



