Gazetari Ben Andoni thotë se Kryeministri Edi Rama duhet t’i shmangej daljes në krahë të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, në vend që të thoshte se bashkëshorti i saj ka një pronë private në bregdet si shumë të tjerë.
Andoni ndan mendimin se Rama duhet t’i shmangej kësaj çështje dhe të linte ministren të fliste.
Duke folur në studion e lajmeve të MCN Tv, ai shtoi se brenda parlamentit janë instrumentet që merren me konfliktin e interesin.
Rama duhet ta kursente këtë dhe t’ua linte institucioneve. Duhet të ishte shumë i kujdesshëm, nuk kishte pse ta merrte në mbrojtje. I takon vetë ministres të merrej.
Rama i atribuon vetes forcën, mundësinë dhe ligjërimin që të dalë mbi çdo institucion. Rama duhet ta kursente dhe tua lërë komisioneve parlamentare, rregulloreve parlamentare, nëse ka konflikt shumë të madh interesi futet edhe drejtësia brenda.
Zoti Rama jo vetëm e ka tepruar, por po krijon një kazus jo të mirë për çështje të tjera. Nuk besoj se do shkojë më shumë se rëndësinë më të madhe do e marrë protesta e pas disa ditëve.
Sa i takon bojkotit të avokatëve dhe deklaratës së Ramës se nuk do të ketë ndryshon të hartës së re gjyqësore, Andoni deklaroi se harta nuk është e konsultuar mirë me grupet e interesit.
Sipas tij, Rama kërkon të fitojë kohë, duke ndarë mendimin se nëse greva do vazhdojë dhe ka gjasa të vazhdoj, qeveria do ulet për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme.
Qëndrimet e ashpra të ish-ministrit Fatmir Xhafaj në Komisinin e Ligjeve, ku shigjetoi KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë për shkelje ligjore sa i takon hartës së re gjyqësore, ai tha se duhet të konsultoheshin mirë grupet e interesit dhe teknikët përkatës, të cilëve iu duhej lënë edhe fjala e fundit.
Zoti Xhafaj ka kohë që është në pragmatisti në PS, për shkak të eksperiencës është një nga njerëzit e reformës, e ka maturinë e vetë e ka kaluar dhe shkallëzimin politik që të ketë qëndrime.
Greva ka komponentë të së vërtetës. Qeveria duhet të ulet dhe ta marrë realisht në shqyrtim shqetësimin e tyre.
Lidhur me ngritjen e një baze të NATO-s në Durrës dhe nëse kjo bëhet për të kamufluar skandalin e pronave të ushtrisë, Andoni deklaroi se Shqipëria ka rëndësi strategjike dhe se stërvitjet më të mëdha në pjesën juglindore të Europës bëhen pikërisht në Shqipëri.
SHBA-të kanë një bazë jo të përhershme në Kosovë, mes Prishtinës dhe Mitrovicës, ka një bazë në Kuçovë, një tjetër në Pashaliman, mendoj se kjo e Durrësit është më tepër për të bërë një lloj diversioni.
Mendoj se mjafton Pashalimani për të ezauruar pjesën detare të problematikës. Të barazosh pjesën e pronave të ushtrisë, nuk mendoj se qëndron para rëndësisë strategjike të Shqipërisë.
Shqipëria ka një bazë që justifikon interesin e NATO-s.



