​​Kurti: Koalicionet kundër nesh janë si mallra që u skadon afati

​​Kurti: Koalicionet kundër nesh janë si mallra që u skadon afati

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave në Prishtinë, tha se vetëm me Vetëvendosjen në qeveri, do të ketë transparencë e llogaridhënie dhe jo nepotizëm e kriminalitet. Ndërsa tha se populli duhet ta ndryshojë këtë udhëheqje, pasi që vendit i nevojitet ligj, rregull e drejtësi.

Kurti tha se koalicionet që janë kundër VV-së,  janë si mallra që shiten dhe blihen, e të cilave do t’u skadon afati më 11 qershor.

"Dy koalicionet që garojnë kundër neve, jo për Kosovën, janë koalicione si mallra që shiten e blihen. Duan dhe Kosovën ta shesim edhe territorin dhe pasuritë publike dhe njerëzit. Mallrave të tyre dhe atyre si mall, u skadon afati më 11 qershor. Partitë e tjera janë bërë bashkë, për ta ndarë buxhetin kundër popullit. Lëvizja VV është për ta rritur buxhetin për qytetarët”, tha ai.

Kurti tha se dy të nominuarit e partive tjera për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti,  premtojnë pa mbulesë, pasi që e dinë se nuk do të bëhen kryeministra dhe se askush s’do të kërkojë llogari për premtimet e tyre pa mbulesë.

“Për dallim nga dy kandidatët e tjerë, ne të VV-së dhe unë si i nominuar për kryeministër, nuk premtojmë pa mbulesë dhe rrejshëm. Atyre askush nuk ua zë për të madhe. Sepse janë mësuar me ta. Ka edhe një arsye tjetër. Sepse e dinë se nuk do të bëhen kryeministra dhe askush s’do t’u kërkojë llogari për premtimet e tyre pa mbulesë“, tha Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy