Shpërthimi në Ibër-Lepenc/ Sadiku: Sulmi më i rëndë që pas luftës. Është rritur prezenca e njësive speciale (VIDEO)

Shpërthimi në Ibër-Lepenc/ Sadiku: Sulmi më i rëndë që pas luftës. Është rritur prezenca e njësive speciale (VIDEO)

Një shpërthim i së shtunës në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Gazetari nga Kosova, Driton Sadiku, në një komunikim për ‘MCN live”, bën të ditur se tashmë është bërë i mundur rikthimi i ujit të pijshëm porse me reduktime në zonën e veriut në vend.

Ka qenë një rrezik i madh për qytetarët e disa qyteteve që preken në komunat verior dhe në jug Mitrovica, Skenderaj, një pjesë e Obiliqit dhe një pjesë e kryeqytetit kanë pasur rrezik që të ngelen pa ujë dhe rrjedhimisht kjo është sanuar në kohë rekord që të vendosen disa gypa që kanë bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm mjaftueshëm, pasi që uji i Iber-Lepencit shërben edhe për furnizim të termocentraleve Kosova A dhe B, e qe kanë qene në rrezik të mbeten në terr, por që u sanua.

Furnizimi më energji elektrike ka vazhduar, por edhe furnizimi me ujë ka vazhduar edhe pse me reduktime aktualisht dhe se renovimi do te merre kohë dhe mbase jave deri në sanimin e  tërësishëm.

Gazetari Sadiku pohon se shpërthimi është cilësuar si ndër më të rëndit që pas luftës, teksa është rritur prezenca e njerëzve speciale të Policisë së Kosovës.

Autoritete vendore në vend fajin e kanë hedhur te Serbia e cila është përfshirë sipas tyre në këtë sulm terrorist, ndërsa janë duke vazhduar hetime, ka pasur të arrestuar deri tani, 9 të ndaluar, dhe ndaj njërit prej tyre që dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në sulm, i është caktuar masa e ndalimit.

Diskursi politike ka akuzuar qeverinë se nuk ka ditur të menaxhojë një ngjarje te tillë, për sulmin që konsiderohet të jenë ndër më të rëndit që nga paslufta.

Sa i përket dërgimit të FSK-së në veri të vendit, po, është një marrëveshje që nuk ja lejon FSK-së që të kalojë matanë lumit Ibër, ndërkohë që situata atje po monitorohet dhe po kontrollohet nga Policia e Kosovë, dhe pas këtij rasti janë aktivizuar njësitet shtesë të policisë, pra është rritur prezenca e njësiteve speciale në komunat veriore përgjatë rrjedhës së kanalit te Iber-Lepencit dhe në vendet tjera, por bëhen patrullime nëse ka ende armatim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy