Një 50-vjeçar u gjet pa jetë në Vlorë mëngjesin e sotmë. Mësohet se viktima është L. Xh., rreth 50 vjeç, pronar i objektit ku u gjet pajetë.
Sipas policisë ngjarja ndodhi brenda në lokalin e tij, në lagjen ’28 Nëntori’ të qytetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Nga këqyrja e parë në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.



