Shpërthimi me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur/ Policia arreston sipërmarrësin, nuk respektoi rregulloret e sigurimit teknik

Shpërthimi me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur/ Policia arreston sipërmarrësin, nuk respektoi rregulloret e sigurimit teknik

Policia ka arrestuar Leonard Gjinin, për shpërthimin e ndodhur në kapanonin e deputetit Bujar Çela.

Korrespondentja e MCN TV raporton se Gjini ishte sipërmarrësi i autorizuar për kryerjen e punimeve. 

Prokuroria e Fierit bën me dije se Gjini akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Dyshohet se ai ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatëse të sigurimit teknik. Kujtojmë që si pasojë e shpërthimit humbën jetën dy persona, babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë. 

 

NJOFTIMI 

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.        
Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:  L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda. Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy