Propozimi francez/ Scholz “thirrje” RMV: Procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë

Propozimi francez/ Scholz “thirrje” RMV: Procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë

Edhe Gjermania është rreshtuar krah vendeve të cilat mbështesin propozimin francez, i cili do ti hapte rrugë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për Tiranën dhe Shkupin. Në një letër drejtuar liderve të Maqedonisë së Veriut, kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje të pranohet propozimi i Emanuel Macron, teksa ka theksuar se edhe pas këtij propozimi procesi i anëtarësimit në Bashkimi Europian nuk do të jetë i lehtë.

‘’Unë ju kuptoj kur thoni: Ne shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkohej prej nesh ishte e tepërt. Unë i kuptoj dyshimet tuaja dhe nëse me këtë hap, me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin.’’, shprehet Scholz.

Ndërkohë, 2 ditë më parë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borrel, në një deklaratë të përbashkët i bënë thirrje Maqedonisë së veriut të pranojnë propozimin francez, si e vetmja rrugë drejt unionit.

Propozimi është kundërshtuar në Shkup, ku opozita ka zhvilluar një sërë protestash përpara selisë së qeverisë, të cilat kryeministri Dimitar Kavaçevski i ka cilësuar anti europiane dhe të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe e majta  pro-ruse.

Megjithatë, fjalën e fundit mbi propozimin francez e ka kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili pritet të mblidhet në orët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy