Djali me spektrin e autizmit/ Dua Koçi rrëfen sfidat e një nëne

Djali me spektrin e autizmit/ Dua Koçi rrëfen sfidat e një nëne

Të rrisësh një fëmijë me autizëm është një sfidë e madhe, por edhe një udhëtim plot dashuri, durim dhe forcë. 

Këtë histori e ndau në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN” Dua Koçi, nënë e Lukasit, një djalë me spektrin autik.

Ajo përçon një mesazh të fuqishëm për çdo prind që përballet me sfida të ngjashme, pranimi, përkushtimi dhe mbështetja janë çelësi për përmirësim.

Dua rrëfen se aktualisht djali i saj jeton me gjyshërit në Shqipëri, ndërsa ajo punon në Angli dhe udhëton çdo muaj për ta parë por që së shpejti do të rikthehet për të jetuar pranë djalit në Shqipëri. . 

Arsyeja e këtij vendimi është terapitë që Luka merr në Shqipëri dhe që kanë dhënë rezultate shumë më të mira.

Në Angli ndihma ekziston, por mjekësia është shumë e ngadaltë. Mjekët nuk janë aq të specializuar sa këtu në Shqipëri. 

Terapia që merr këtu i ka bërë shumë mirë. Kemi parë përmirësim të dukshëm që nga janari.

Në Itali kemi ndjekur edhe trajtime për pastrimin e gjakut nga metalet e rënda, ndërsa në Shqipëri ndjek katër lloje terapish me profesionistë të ndryshëm.

Vendosëm ta mbajmë këtu sepse e pamë ndryshimin. Gjyshja e Lukasit, nga babai, është luftëtare e vërtetë, e ndjek çdo ditë dhe është mbështetja jonë më e madhe.

Ajo kujton me emocion momentet kur kuptoi se diçka nuk shkonte me djalin.

E ndjeja si nënë. Kur ishte një vjeç, e thërrisja dhe nuk kthehej. Nuk më shikonte në sy. Një nënë e kupton kur diçka nuk është normale. Në Angli, procesi i marrjes së diagnozës zgjat shumë.

Na deshën gati dy vite për ta marrë diagnozën. Ndërkohë, e filluam terapinë privat. Bëjmë rreth katër orë terapi në ditë. 

Jam bërë nënë në moshën 22-vjeçare dhe thotë se që në fillim kam qenë e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbaja.

E dija që duhej të isha e fortë. Ta mohosh nuk ndihmon. Sa më herët ta pranosh dhe ta ndjekësh me kujdes sistemin terapeutik, aq më shumë ndihmon fëmijën.

 Tani Luka është mirë, ndjek një shkollë shtetërore dhe ka filluar të socializohet me fëmijët e tjerë.”

Jam divorcuar dy vite më parë, por e shoh këtë si një vendim të drejtë.

Ne gratë ndonjëherë e mohojmë kur një marrëdhënie nuk ecën, por për fëmijën autik është shumë e rëndësishme ambienti emocional. Kur mungon dashuria, ata e ndjejnë. 

Divorci ishte shpëtim për Lukasin. Djali tanimë është më i qetë dhe më i lumtur.

Tani Luka ka dy shtëpi që e duan shumë dhe është më i gëzuar se kurrë. 

Se shpejti edhe unë do kthehem të jetoj këtu, sepse nuk jetoj dot pa djalin atje. Jeta është sfidë por që do ja dal për të. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy