Trashëgimtarët ligjore të të shpronësuarve në vitet e para të regjimit kanë afat edhe një javë për të paraqitur pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kërkesat për njohje pronësie.
Drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato në një konferencë për median bëri me dije se afati për paraqitjen e kërkesave është deri në 23 maj 2016. Qyetarët duhet të kenë dy dokumente për të bërë kërkesën që janë: një dokument arkivor i njohur zyrtarisht dhe një pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet për njohje pronësie.



