Makina përplaset me kamionin, vdes zëvendëskryeministri

Makina përplaset me kamionin, vdes zëvendëskryeministri

Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Temir Jumakadyrov, 38 vjeçar, ka vdekur pasi makina e tij u përplas me një kamion në një autostradë, në perëndim të kryeqytetit, Bishkek, kanë konfirmuar zyrtarët.

Në aksident mbeti i vdekur edhe shoferi dhe një ndihmës i tij.

I ndjeri Jumakadyrov ishte i ngarkuar me detyrën e dhënë nga kryeministri, Sapar Isakov, për mbikëqyrjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale më 15 tetor. President aktual në Kirgizi është Almazbek Atambaev.

Sipas Kushtetutës së Kirgizisë, presidenti Atambaev, që ishte zgjedhur në vitin 2007, nuk ka të drejtë të garojë për mandat të dytë.

Dy presidentët e mëparshëm janë detyruar të tërhiqen nga zyra nga protestat popullore.

Raportohet se Kirgizia e ka një prej shkallëve më të larta të aksidenteve me fatalitete në Evropë dhe në shtetet që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik. / REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy