Lufta në Ukrainë, Rusia bllokon marrëveshjen për eksportin e drithërave

Lufta në Ukrainë, Rusia bllokon marrëveshjen për eksportin e drithërave

Rusia ka bllokuar marrëveshjen e grurit nëpërmjet Detit të Zi, sipas një deklaratë të Ukrainës.

Federata Ruse ka bllokuar edhe një herë në mënyrë efektive marrëveshjen për eksportin e grurit duke refuzuar të regjistrojë anijet në hyrje dhe të kryejë inspektimet e tyre. Kjo qasje është në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes aktuale”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës dhe siç raporton APE-MPE, 90 anije, përfshirë 62 anije për ngarkim, po prisnin në ujërat territoriale turke për tu nisur në portet e Ukrainës.

Marrëveshja skadon më 18 maj. Moska ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja që synon të ndihmojë në lehtësimin e krizës globale të ushqimit.

Turqia dhe Kombet e Bashkuara po punojnë për zgjatjen e marrëveshjes, ndërsa Rusia nuk duket e kënaqur me propozimet që i janë paraqitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy